Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi vizitoi sot selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u prit nga Kryetari Albin Kurti dhe asistentja e tij ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Në këtë takim u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, e në veçanti për përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19 që ka prekur tashmë themelet e sistemit tonë shëndetësor. Renditja e Kosovës në vendin e parë në botë me më së shumti vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë është tashmë një alarm shtesë, edhe ndërkombëtar. Kryetari Kurti theksoi nevojën e menaxhimit të mirë e profesional si dhe të vendimeve të guximshme për daljen nga kjo krizë e shumëfishtë që ka pllakosur Kosovën. Gjendja e shëndetit publik dhe problemet e institucioneve shëndetësore nuk bën të politizohen, por zgjidhja është politike dhe institucionale, me ç’rast legjitimiteti e besueshmëria shkojnë bashkë.
Ambasadori Minxhozi dhe Kryetari Kurti do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...