Banorët e Karaçevës kanë protestuar sot afër kufirit me Serbinë për të shprehur shqetësimet e tyre rreth hyrjes së xhandarmerisë serbe në tokat e tyre.
Për t’i dal në ndihmë dhe përkrahje banorëve erdhi edhe Gani Geci.
Gani Geci pati një kritik për Kuvendin e Kosovës.
“Unë isha edhe me herët këtu. Është bërë një gabim në Marrëveshjen e Kumanovës. Institucionet tona janë jashtë këtij fshati. Kuvendi në vend se me i mbrojt këta banorë, ata ndajnë mjete për t’i mbrojt disa individ që ftohen nga Gjykata Speciale”, tha ai.
Gecaj me tutje tha se qytearët nuk duhet të binë pre e provokimeve serbe sepse sipas tij, mund të ngjallin reagime pasi forcat serbe kanë blerë armatim.
“Edhe KFOR-i edhe qytetarët duhet të mos bien pre e provokimeve serbe sepse me provokimeve mund të ngjallen, forcat serbe janë armatosur janë shumë më të fuqishëm të vijnë dhe të na ndajnë me lumenjtë”, tha ai.
/arbresh.info/

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...