Bayern Munich shqetësohet për mbrojtësin e majtë, Alponso Davies.
Në seancën e parafundit të stërvitjeve para ndeshjes me Barcelonën të premten, Davies u ul në një karrige në skaj të fushës.
Kanadezi duket se ka ndjerë dhimbje të muskujve dhe me shumë mundësi nuk do të paraqitet ndaj katalanasve në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Vet trajneri Hansi Flick e pranoi se Davies ndjeu dhimbje dhe nuk mund të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës.
Davies është një nga lojtarët e zbuluar të këtij sezoni, dhe është një nga më të dalluarit në ekipin e Bavarezëve.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale