Grupi Vullnetarët #COVID-19 së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe akterë të tjerë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në sheshin “Skenderbeu” do të lansojnë fushatën “Së bashku kundër COVID-19”.
Fushata “Së bashku kundër COVID-19” synon të rrisë vetëdijen për nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti-COVID nga ana e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.
Fushata ka pë qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve, duke marrë për bazë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot të rinjtë janë shkaktarët kryesor të shpërndarjes së virusit në saje të mosrespektimit të mjaftueshëm të rekomandimeve tashmë të njohura për të gjithë.
Gjatë këtij aktiviteti do të behët edhe shpërndarja e maskave, broshurave informative dhe mbahet një bashkëbisedim me qytetarët.
I gjithë aktiviteti do të zhvillohet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës dhe institucionet tjera relevante.
/arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...