Dje në Kosovë janë regjistruar edhe 171 raste të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 persona të dyshuar për virusin COVID-19, prej tyre 171 kanë rezultuar pozitivë.
Me 171 raste të reja, numri i përgjithshëm i pacientëve të rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë ka arritur në 10,590.
Prej numrit total të rasteve pozitive me koronavirus, 354 kanë përfunduar me vdekje duke llogaritur edhe 13 rastet e 24 orëve të fundit.
E gjatë këtyre 24 orëve, bilanci ishte pozitiv sa i përket të shëruarve. Gjithsej 190 pacientë u shëruan sot, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6248 raste.
Së këndejmi, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3988.
Nga ky numër i rasteve aktive, gjithsej 440 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.
Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë gjithsej 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa në Spitalet Rajonale janë të shtrirë gjithsej 223 pacientë të konfirmuar me koronavirus./Blic/
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...