Ekzekutohen edhe rreth 10 milionë euro pagesa për 53,248 përfitues të pakos emergjente
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro për qytetarët.
Bajrami ka shkruar në Facebook se 53 mijë e 248 qytetarë kanë përfituar nga ekzekutimi i pjesës së dytë me nga 170 euro.
“Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.
Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8”, ka shkruar Bajrami.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...