Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.
Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën është e nënshkruar më 30 korrik 2020. Me miratimin e projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë. Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...