Barcelona dje mposhti Napoli-n me rezultat 3 – 1 duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Një gol nga Lionel Messi, një nga Clement Lenglet dhe një nga Luis Suarez kualifikuan skuadrën e Quique Setien në raundin tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Në fillimin e pjesës së dytë, argjentinasi ka kërkuar nga bashkëlojtarët të mos bëjnë gabime dhe të luajnë qetë, në mënyrë që të mos eliminohen si nga Liverpool-i e Roma.

“Të mos bëhemi budalla këtu. Kemi dy gola avantazh andaj qetësoheni tani”.
“Është koha të luajmë qetë”, ishin fjalitë e tij para fillimit të pjesë së dytë.
Në çerekfinale Barcelona do përballet me Bayern Munich-un të cilët janë në top formë./arbresh.info.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...