Mbrëmë rreth orës 9:30 në rrugën rajonale Radovish-Shtip, në kryqëzimin për Negotinë gjatë kontrolleve nga punonjësit e policisë nga SPB Shtip iu dha një shenjë ndalese për një kamion, e drejtuar nga një person deri tani i panjohur, i cili ishte i shoqëruar nga një person tjetër.
Shoferi ndaloi automjetin dhe së bashku me bashkudhëtarin janë larguar në drejtim të panjohur.
Me autorizimin e Prokurorit Publik, është inspektuar në vendin e ngjarjes dhe u përcaktua se me kamionin po transportoheshin 94 imigrantë të huaj (shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit).
Personat u janë dorëzuar oficerëve të policisë nga Qendra Rajonale për punë kufitare-lindje për procedura të mëtejshme, ndërsa shoferi i kamionit dhe shoqëruesi i tij janë në kërkim.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...