Një polic raportohet të ketë vdekur në protestat e Libanit të shtunën, tha një zëdhënës i policisë në vend.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 110 protestues pësuan lëndime, ndërsa 33 prej tyre u dërguan në spital.
Mijëra protestues vërshuan rrugët e qytetit për të kërkuar reforma ndaj menaxhimit të situatës aktuale në Liban.


E gjitha nisi pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të martën në qytetin e Bejrutit, duke lënë të vdekur rreth 158 persona si dhe 6,000 të tjerë të lënduar.
Guvernatori i Bejrutit, Marwan Aboud, pati thënë se rreth 300 mijë njerëz mbetën të pa strehë, si pasojë e këtij incidenti.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...