Një shqiptar 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 51 kilogram marihuanë.
Sekuestrimi i lëndës narkotike u krye në Riccione, ku shqiptari me iniciale D.B., banues në Firence, u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte drejt Riminit me drogën në makinë.
Shqiptari e kishte fshehur drogën poshtë mbulesës në ulësen e pasme të automjetit. Shtetasi ishte i papunë dhe nga kontrolli i autoriteteve italiane rezultoi se ai kishte precedentë penal.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, shqiptari nuk zbuloi asnjë informacion se nga vinte droga dhe se ku ishte drejtuar. Ai u dërgua në burgun e Forlit, ndërsa hetimet për rastin në fjalë vijojnë./arbresh.info/
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...