Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në intervistë për emisionin “10 minuta” në “TV21” ka informuar në lidhje me zhvillimin e takimit mes liderit të partisë Ali Ahmeti dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Osmani ka njoftuar se në takim është biseduar zyrtarisht për koalicion të përbashkët.
“E vërteta është se sot ka pasur takime, mes zotëri Ahmetit dhe kryetarit të LSDM-së. Takimi ka qenë konstruktiv. Është biseduar edhe zyrtarisht edhe formalisht për mundësinë për një koalicion të përbashkët. Takimi është shpresëdhënës në aspekt të një epilogu të suksesshëm, por jo edhe determinues për një epilog të suksesshëm për shkak se do të duhet të ketë edhe takime shtesë për të qartësuar pozicionet e ndërsjella të dy partive politike për të arritur një koalicion”, tha Osmani./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës