Everton dhe Wolves janë të interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.
27 vjeçari sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Celta Vigo, dhe kishte sugjerime se ai mund t’i bashkohet skuadrës së La Ligas në një marrëveshje të përhershme.
Sidoqoftë, siç raporton Sport, ka interesim nga La Liga, me Evertonin dhe Wolves që po shikojnë mundësinë e transferimit të tij.
Rafinha ka një klauzolë lirimi prej 16 milionë euro në kontratën e tij, aq sa edhe Barcelona është duke kërkuar, ndërsa Celta kishte ofruar vetëm 10 milionë euro.
Është raportuar gjithashtu se për Rafinhan ka interesim edhe nga skuadrat italiane dhe ato kineze, me Shanghai Shenhua, që po monitoron situatën.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje