Talenti 19-vjeçar i Realit të Madridit, Takefusa Kubo do të vijojë të qëndrojë larg kryeqytetit spanjoll për të paktën edhe një sezon tjetër, pasi drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur ta huazojnë sërish.
I ardhur te madrilenët një vit më parë, Kubo u huazua menjëherë te Mallorca, ku bëri paraqitje mjaft të mira dhe arriti të koleksionojë plot 35 ndeshje e të shënojë 4 gola në eksperiencën e tij të parë në La Liga.
Por rënia e Mallorcës në Segunda Division bëri që drejtuesit e Realit të merrnin sërish mbrapsht talentin japonez, këtë herë për ta huazuar te skuadra e Villarealit, e cila do të luajë në Europa League dhe ka marrë një trajner me mjaft eksperiencë si Unai Emery.
I lindur në qershor të 2001-shit, sulmuesi anësor japonez po rritem me shpejtësi dhe nëse ia del të luajë rregullisht edhe te Villareali, shumë shpejt mund të vihet nën urdhrat e Zinedine Zidane te Reali i Madridit.
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...