Mediet e huaja e cilësojnë punë të kryer transferimin e Jadon Sanchos te Manchester United.
Reprezentuesi anglez, pas tri vitesh në Bundesligë, do të rikthehet në Premierligë, te rivalët e ish skuadrës së tij, Manchester United.
Sancho në të kaluarën ka qenë pjesë e Manchester Cityt, por pasi nuk iu dha mundësia në skuadrën e parë, ai vendosi të transferohej te Dortmund në vitin 2017. Klubi gjerman pagoi tetë milionë euro për shërbimet e tij.
Raportohet se nga shitja e tij, Dortmund do të fitojë 100 milionë euro, me një konfirmim zyrtar që pritet të vijë shumë shpejt.
Shitja e Sanchos vetëm do të konfirmoi mjeshtërinë e Dortmund, kur bëhet fjalë për fitimet nga tregu i transferimeve.
Dortmund ngjashëm ka vepruar edhe në të kaluarën me Ousmane Dembele, Pierre Emerick Aubameyang, Henrikh Mkhitaryan.
Nga gjitha këto shitje, përfshirë edhe Sanchon që do të zyrtarizohet shumë shpejt, Dortmund ka fituar 420 milionë euro, ndërsa ka shpenzuar në blerjen e tyre 62 milionë euro.
Një fitim prej 358 milionë euro.
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...