Një 57-vjeçar u vra pasditen e sotme në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraçi, 57 vjeç, u gjet i pajetë në aksin rrugor rural Polican-Suhë, në mjetin e tij tip kamionçinë.
“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta” njoftoi policia. Viktima ka qenë duke udhëtuar së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe pas një konflikti të çastit ai e ka goditur për vdekje me sende të forta 57-vjeçarin.
Autori i krimit telefonoi familjarët
Mësohet se mënjëherë pas ngjarjes, autori i krimit me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku u ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin. Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit. Këta te fundit kanë lajmëruar policinë. Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij.
Kontrolle në dy fshatra
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në fshatin Dritë ose Ngoran. Të dy fshatrat janë në zonën kufitare me Greqinë dhe policia ka ngritur grupe kontrolli të shtuara edhe në akset rurale
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media