Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim, deri në kancer të lëkurës.
Përgatitni lëkurën ndaj diellit
Mos e nënvlerësoni, lëkura është themelore për të arritur nxirjen e dëshiruar. Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qendrueshme dhe uniforme.
Të ushqyerit
Ushqehuni në mënyrë të pasur e shëndetshëm, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.
Merrni rreze pranë ujit
Të qendroni pranë pishinës ose bregdetit përshpëjton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.
Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell
Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16, sipas bordo. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.
Hidratimi
Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratatues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës./tetovasot/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut