Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë blerë një parcelë toke me vlerë prej 100 mijë eurove gjatë këtij viti, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Gjatë ditës së sotme, AKK ka publikuar formularin e deklarimit të pasurisë së kryetares së Kuvendit, shkruan arbresh.info.
E, sipas këtij dokumenti, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasuri të paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej diku rreth 500 mijë eurove.

Përpos tjerash, ajo gjithashtu, ka deklaruar se në pronësi të veten e ka një banesë e cila nuk është përfunduar, e që kap vlerën e 40 mijë eurove.
Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se ka edhe 20 për qind aksione në kompaninë private, ‘First Legal Solutions’- Sh.P.K, kapitali i së cilave, kap vlerën e 200 euro.
Vjosa Osmani ka thënë se kanë një kredi të përbashkët në vlerë 115 mijë e 300 euro dhe një borxh për parcelë në vlerë prej 10 mijë euro.

Kryetarja e Kuvendi merr nga Kuvendi i Kosovës pagë vjetore 68 mijë e 811 euro dhe 2 mijë e 90 euro meditje dhe pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” 2 mijë e 763 euro./Arbresh.info/
Kjo është pasuria e deklaruar e Vjosa Osmanit, vitin e kaluar:
Vjosa Osmani-Kuvendi i Republikes se Kosoves
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...