Shërbimi Korrektues i Kosovës do të blej uniforma për stafin korrektues.
E, ky furnizim pritët të kushtoj afër 1.5 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se vendndodhja kryesore e dorëzimit është Q.K.M – Lipjan.
Saktësisht në njoftim thuhet se vlera e parashikuar e kontratës: 1 396 500 euro, e sasia e furnizimit është 25806 copë.

Ndërsa, kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
Ndër të tjera thuhet se OP duhet të sjellë vërtetim nga një Gjykatë kompetente ku vërteton se drejtuesit, menaxheret e saj gjatë dhjetë viteve të kaluara nuk janë shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme.
Gjithashtu Operatori Ekonomik duhet të ketë të kryer me sukses kontrata për furnizime te ngjashme për tri vitet e shkuara nga data e publikimit të njoftimit për kontratë.
Lloji i procedurës është i hapur, e ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 02.09.2020./arbresh.info/

Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram