Koordinatori i emëruar nga qeveria për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka zhvilluar një takim me senatorin republikan Ron Johnson të ShBA-ve, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij takimi që u zhvillua në Keshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u diskutua rreth dialogut dhe perspektivës së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e bëri të ditur vet Skender Hyseni përmes një statusi në facebook, duke thënë se në të njejtën kohë është takuar edhe me Caleb Charles McCarry nga zyra e Shefit Ekzekutiv të Korporatës Finanaciare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, me të cilin kanë diskutuar për projekte investive që kjo korporatë synon të zbatojë në infrastrukturë dhe fusha tjera në Kosovë dhe rajon./arbresh.info/
Ky është postimi i plotë:
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...