Serbia fitoi sot përbërjen e re të Kuvendit Popullor. Me këtë rast u vërtetua mandati i të 250 deputetëve të zgjedhur. Deputetët pas kësaj bënë betimin.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, më së shumti deputetë ka lista “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë” 188 deputetë, Partia Socialiste e Serbisë – Serbia Unike do të ketë 32 deputetë, SPAS do të ketë 11 deputetë, ndërsa Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës do të ketë 9 deputetë.
Partia e të Drejtës dhe Pajtimit e Muamer Zuorliqit do të përfaqësohet me katër deputetë, Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut me tre, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” me tre deputetë.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA