Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 32 aktakuza kundër 35 personave, raporton arbresh.info.
Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 31 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjithsej tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër, nuk ka t...
“Elijona, dhelpër dinake” – Sasa tregon si e ka parë nga bre...
Numërohen mbi 5% e votave me postë, VV e para, AAK e dyta
Haradinaj: Kapja e Maduros tregon lidershipin e ShBA-së
Mbytet në lumë 44-vjeçarja në Tiranë
Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona