Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19.
Kontigjenti që përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.
Ministri Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e Covid-19, teksa theksoi se MSh dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.
Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19./arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...