Arben Gashi as mirë as keq për kryeministrin Hoti

11:59 | 3 Gusht 2020
M. A.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi nuk ka thënë asnjë fjalë pasi që kryeministri i Kosovës që vie nga partia e tij doli pozitiv me COVID-19 dhe u kritikua nga opozita dhe qytetarët, raporton arbresh.info.

Madje, Gashi nuk i uroi as shërim.

Pasi që Hoti njoftoi se ka dal pozitiv me koronavirus u kritikua për mos respektim të rekomandimeve të mjekëve për izolim pasi ai gjatë ditës së diel pati disa aktivitet e takime.

Por, në një postim në facebook Hoti u sqarua se testin e ka bërë në orën 16:00 që i bie pasi ka përfunduar takimet.

E ashpër u tregua deputetja, Mimoza Kusari Lila e cila kërkoi dorëheqjen e tij duke i thënë se nuk po respekton masat.

Menjëherë iu kundërpërgjigj lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili e quajti xhelat. Po ashtu Mustafa kritikoi edhe bashkë partiaket e tij që nuk i dolën në mbrojtje kryeministrit Avullah Hoti.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp!”, ishte reagimi i tij./arbresh.info/

 

 

Nervozohet Mustafa: Janë kanibalizëm politik akuzat ndaj kryeministrit Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale