Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë Kryeministrit Avdullah Hotit, pas infektimit me COVID-19.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutcioneve shëndetësore dhe u ka uruar shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet të gjithë të prekurve.
“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar dje se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Hoti ka thënë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.
“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...