Kreu i LDK-së, Isa Mustafa u ka reaguar atyre që kritikuan kryeministrin Avdullah Hoti duke u thënë që nuk kanë as edukatë familjare kur nuk respektojnë të sëmurin.
Përmes një postimi në facebook, Mutafa ka kritikuar Mimoza Kusari- Lila duke thënë se reagimi i saj është një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen