Lewis Hamilton duket të jetë në rrugën e duhur për të barazuar legjendën e Formula 1, Michael Schumacher për titullin e shtatë kampion bote.
Piloti britanik arriti në shtëpinë e vetë fitoren e tretë këtë sezon, në garën që doli të jetë më e ‘çmendura’ deri tani.
Hamilton pati probleme me makinën në xhiron e fundit, duke vazhduar garën me vetëm tre goma në dispozicion, por në fund ia arriti qëllimit.
Homologu i tij te skuadra Mercedes, Valterri Bottas mbeti pa pikë vetëm dy xhiro para fundit. Finlandezi ishte për 50 xhiro në vendin e dytë, por pikërisht në momentin më dramatik ai pati probleme me makinën dhe kështu humbi shumë pozicione, duke u renditur vetëm në pozitën e 11.
Max Verstappen i Red Bull e përfundoi garën në pozitën e dytë, ndërsa Charles Leclers i Ferrari përfundoi në podium. Vettel dhuroi tjetër paraqitje zhgënjyese, duke u renditur në vendin e 10.
Hamilton
Verstappen
Leclerc
Ricciardo
Norris
Ocon
Gasly
Albon
Stroll
Vettel
Bottas
Russell
Sainz
Giovinazzi
Latifi
Grosjean
Raikkonen
Jashtë garës: Kvyat, Magnussen
Nuk filloi fare: Hulkenberg.

Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...