Policia e Kosovës të shtunën ka nisur një aksion në të gjithë Kosovën për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID të përcaktuara nga qeveria.
Ky aksion u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar dhe do të vlejë në gjithë Kosovën.
Me këtë rast janë paralajmëruar edhe masa rigoroze ndaj atyre që nuk i zbatojnë këto masa.
Lidhur me këtë aksion janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, tha se ky aksion u zhvillua në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Policia e Kosovës, në zbatim të planit operativ dhe në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi ka ndërmarr veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.
“Policia e Kosovës po ashtu është duke koordinuar veprimet konkrete me inspektorët sanitar duke u angazhuar me kapacitete të plota për realizimin e kufizimeve dhe rregullave që kanë vendosur institucionet në luftën kundër përhapjes së pandemisë”.
“Edhe sonte, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet relevante është duke vepruar në terren, në interes të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/318462059193216/
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...