Sinoptikët amerikanët kanë lëshuar paralajmërim për një valë të të nxehtit që mund të jetë e rrezikshme gjatë fundjavës në zonat jugperëndimore të vendit.
Shërbimit Kombëtar i Motit (NWS) ka thënë se temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë celsius në Kaliforninë jugore, transmeton portali arbresh.info.
Pjesë të Utah, Arizonës dhe Nevadës, përfshirë qytetin e Las Vegasit mund të goditen gjithashtu nga një valë nxehtësie deri në 49 gradë celsius.
Ky paralajmërim vjen pas një ditë të regjistrimit të temperaturave rekord në rajon këtë të premte.
NWS u ka bërë thirrje njerëzve të marrin masa paraprake të sigurisë si kufizimi i sasisë së kohës së kaluar jashtë.
Parashikuesit thanë se një sistem me presion të lartë po kalonte në jug-perëndim dhe duke bërë që temperaturat të rriteshin.
NWS tha në një cicërimë se temperatura “të rralla, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse” priteshin në zona të mëdha të Arizonës deri të hënën./arbresh.info/
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...