Së paku dhjetë persona kanë vdekur në Andhra Pradesh të Indisë pasi vendosën të pijnë dezinfektues me bazë alkooli, duke u munduar ta zëvendsojnë likerin, kur dyqanet ku shitej kjo pije alkoolike u mbyllën.
Fshati Kurichedu është vendosur në karantinë pas rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit. Komandanti i policisë rajonale, Siddharth Kaushal, tha se personat që vdiqën e kanë përzier dezinfektuesin me ujë dhe pije joalkoolike.
Ai shtoi se viktimat ishin të varur nga alkooli dhe kishin filluar ta pinin këtë përzierje dhjetë ditë para se të vdisnin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
“Jemi duke hetuar nëse dezinfektuesi përmbante ndonjë përbërës tjetër helmues”, tha para gazetarëve zyrtari policor, duke shtuar se mostrat e këtij lëngu janë dërguar për analiza.
“Disa njerëz që janë shumë të varur nga alkooli kanë konsumuar dezinfektues të duarve. Pijet alkoolike nuk janë të qasshme për shkak të karantinës, por dezinfektuesit e duarve mund të gjenden lehtë”, tha ky zyrtar.
Qeveria qendrore e Indisë e ka rihapur shumicën e bizneseve për ta shmangur katastrofën ekonomike. Megjithatë, disa rajone kanë vendosur masa izolimi për shkak të rishfaqjes së koronavirusit.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...