Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka bërë të ditur se abshkë me zëvendësin e tij në ministri, Milan Radojevic dhe me drejtorin e Policisë së Kosovës kanë vizituar sot Komunën e Zubin Potokut, Stacionin Policor në këtë komunë, si dhe pikën kufitare në Bërnjak
“Me këtë rast u njoftova për së afërmi me punën dhe aktivitetet e këtyre institucioneve, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Zubin Potokut, zyrtarët policorë në këtë komunë, si dhe policët dhe zyrtarët tjerë kufitar, në veçanti gjatë kësaj kohe të menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Srdjan Vulovic biseduam mbi thellimin e bashkëpunimit të kësaj komune me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, e në veçanti për nevojën e përforcimit të bashkëpunimit dhe të besimit të qytetarëve të kësaj komune në institucionet tona”, ka shkruar Veliu.
Ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me komandantin e stacionit policor, Zvezdan Milivojevic që kërkoi që t’u mundësohet ndërtimi i stacionit të ri policor në këtë komunë.
“Ndërkaq, në pikën kufitare të Bërnjakut, u njoftuam nga afër me punën që po bëjnë policët kufitar dhe doganierët në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe në zbatimin e rregullave të pandemisë, ashtu si në të gjitha pikat tjera kufitare”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1718517778295236

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...