Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka thënë se në këtë situatë të rënduar me pandeminë, nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos, sipas tij, nuk do të duhej të kishte festë as në Kosovë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Arifi ka njoftuar për masat drastike që janë marrë në Emiratet e Bashkuara, për ata që shkojnë për të bërë bajram.
Arifi ka thënë se kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram në EBA do të dënohet me mbi 2 mijë euro.
Ndërsa, kush shkon të “bëjë bajram” do të dënohet me mbi 1 mijë euro.
“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më muslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10.000 AED apo € 2.500. Kush shkon me “bo bajram”dënohet 5000AED apo €1.250. Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë”, ka thënë Arifi.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...