Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj nga salla e Kuvendit sot deklaroi se ndryshimet që pritet të miratohen në Aktin Normativ për të mbyllur klubet dhe lokalet e natës vjen në vazhdën e masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e virusit.
“Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19”, shprehet më tej Ministrja.
Ministrja Manastirliu: Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
Të rinjtë apo frekuentuesit e këtyre vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028