Për shkak të kohës së pamjaftueshme të ministrit Agim Veliu për të raportuar para komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është anuluar raportimi i tij, raporton arbresh.info.
Pas shumë përplasjeve mes anëtarëve të komisionit u vendos që raportimi të shtyhet për një ditë tjetër.
Ministri Veliu edhe pse ishte prezent ai e njoftoi komisionin se nuk mundet me qëndru më shumë se 45 minuta, gjë që ngjalli shumë reagime nga anëtarët e komisionit e konkretisht nga Rexhep Selimi.
“45 minuta janë të pamjaftueshme për të raportuar dhe për t’i pranuar pyetjet. Kur kam marr ftesë ju kam tregu që kam kohe 45 minuta, ka qenë në dorën tuaj që të pranoni apo jo, dhe ju po thoni që e keni ditë që nuk mjafton por nuk e keni anuluar. Nuk është mirë këtyre çështjeve me ju dhënë kahja tjetër dhe me i deformu”, tha ministri Veliu.
E Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku i ka ministrit se kur ka konfirmuar ardhjen në komision nuk ka qenë e limituar.
“Ministër e keni konfirmuar pa asnjë kufizim. Nuk ka të bëjë me komisionit. Do të dërgojmë dhe njëherë ftesën për raportim”, tha ajo.
Raportimi i ministrit Veliu u shyte për një datë tjetër./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj