Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjithsej 73 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në këtë spital.
Prej tyre tetë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 29 janë me oksigjenoterapi, përcjell “Zeri.info”.
Sipas njoftimit të tyre, po ashtu bëhet e ditur se nga personeli i spitalit të infektuar janë gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë teknikë.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë. 29 pacientë janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.056 analiza.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...