Tri ditë të bisedimeve për kontrollin e armëve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pritet të nisin më 28 korrik në Vjenë.
Përgjatë raundit të parë të bisedimeve muajin e kaluar të dyja shtetet kanë diskutuar për marrëveshjen e fundit mes tyre për këtë çështje, përkatësisht, Traktatin për Armët e Reja Strategjike, që përcakton se sa koka bërthamore mund të ketë secili shtet. Pas bisedimeve të muajit qershor, i dërguari i posaçëm presidencial për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, pati thënë në një konferencë për media se ai dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, kanë arritur mjaftueshëm përparim, si dhe janë pajtuar për të krijuar disa grupe punuese teknike, teksa synojnë të zëvendësojnë marrëveshjen e vitit 2010, para se të skadojë në shkurt të vitit të ardhshëm.
Këto bisedime do të zhvillohen një ditë pas një dialogu njëditor të mbajtur më 27 korrik rreth sigurisë hapësinore, njëherësh i pari i një formati të tillë mes dy shteteve prej vitit 2013. Në të, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rregulla për sjellje të përgjegjshme në Hapësirë, të cilat do të krijoheshin bazuar në rregullat ekzistuese të luftës, duke marrë për bazë parimet si proporcionaliteti dhe njerëzimi.
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...