Dy paciente kanë vdekur në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit, ndërsa dyshohet se ishin me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.
Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës. Nga Spitali është njoftuar se pacientet kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuar, por kishin simptoma të COVID-19.
Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjenoterapi. Nga personeli mjekësorë janë të infektuar me COVID-19, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik./arbresh.info/
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...