Studimet thonë se gratë i shohin si më tërheqës burrat me mjekër.
Një studim i ri, në Universitetin e Queensland, përfshiu 919 gra dhe u kërkoi atyre të vlerësonin një sërë tiparesh mashkullore. Në përgjithësi, “tiparet mashkullore” që përfshinin: mjekër, nofull të theksuar dhe sy të thellë u vlerësuan si më tërheqëset.
Sipas raportit, preferencat për mjekër, ishin më të larta tek gratë me “ambicien më të fortë riprodhuese”, që donin fëmijë, duke sugjeruar një lidhje mes pjellorisë dhe pamjes më “të egër” mashkullore.
Lidhja midis pamjes fizike të partnerit/es me sa të lumtur jemi në një marrëdhënie nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë. Studime të bëra në çifte të martuar heteroseksualë, tregojnë se në përgjithësi gratë janë më të kënaqura kur burri i tyre nuk është shumë i pashëm.
Gjithsesi, studimet që shohin preferencat e femrave, në lidhje me mjekrën, mund të jenë një arsye e mirë për ta rritur atë. Sigurohuni të kujdeseni dhe mos të krijoni idenë e dikujt që thjesht ka lënë veten pas dore.
Edhe pse lloje të ndryshme të mjekrës apo mustaqeve, kanë efekte të ndryshme te gratë, (pothuajse) të gjitha japin një pamje më mashkullore. Një studim i 2016-ës, thotë se gratë i shikojnë burrat me mjekër, jo vetëm si më mashkullorë, por edhe më të sigurt, më të zellshëm, më të sinqertë dhe më zemërgjerë sesa burrat pa mjekër.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...