Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka zgjedhur që të flasë me mesazhe indirekte duke përdorur rrjetet sociale.
Kreu i shtetit ka postuar një video, të shkëputur nga një prej konferencave të tij me gazetarët, ku ai përmend historinë e Haxhi Qamilit, liderit të kryengritjes së viteve 1914-15 që kërkonte në atë kohë që Shqipëria sapo ishte shpallur e pavarur të rikthehej nën Perandorinë Osmane. Meta nuk thotë me kë e krahason, por aludimi është haptazi për kryeministrin Edi Rama, të cilin në kohën që është dhënë kjo deklaratë Presidenti e akuzonte se po punonte kundër perspektivës europiane të Shqipërisë.
“Mos më bëni mua përgjegjës që nuk kontrollojë dot dozat e optimizmit të tyre!Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës dhe perspektivës europiane të Shqipërisë! Se mendoi që ishte diçka e mire dhe lehtësisht e realizueshme. Por si përfundoi e dimë të gjithë!,”-thotë Meta.
Pak orë para postimit të videos Presidenti kishte nisur një tjetër mesazh sërish të koduar, të shoqëruar me fotografinë e tij nga një aktivitet me përmendoren e Skënderbeut në sfond, ku shkruante: ‘Shqipëria ka diell për të gjithë! Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë! Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet! Koha është tani!’.
Qartazi të dy mesazhet e Ilir Metës kanë të bëjnë me debatin për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, ku opozita e bashkuar e cila mbështet edhe nga Presidenti, akuzon kryeministrin Rama se me veprimet e tij po pengon kryerjen e reformës zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin në BE.
https://www.facebook.com/1477517792294489/videos/1258418907661958/?__cft__[0]=AZU5XX3Jo5p3DyFBYnIvw-uInXyfguIeVA17xSwRlHYhL5Yeqf8LShgbjH27C3qDpy6eFRUDJq_xAKZp7mqH25Er_CpdDmwibHkMEVIwmptnGTM8wXsGUBdJr0tk3hZS8lqdEuu8vWVhJgbr3Wuzz69hhPcQHr_fGU2-MdQ92Gnxtg
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...