Në orët e pasdites në Kamenicë ka ndodhur një tragjedi.
Një 34-vjeçare është vrarë në Berivojcë dhe dyshohet që bashkëshorti i saj 42-vjeçar është autori, shkruan portali arbresh.info.
Lajmin e vrasjes për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, por që ende nuk dihen motivet e aktit makabër.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi