Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup mori urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për kryerje e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje pa leje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusore”.
Siç njoftojnë sot nga Prokuroria Publike, i dyshuari 22-vjeçar nga Shkupi, në shtëpinë ku jetonte në vendbanimin Radishan, më 24 qershor, mbante në mënyrë të paligjshme droga narkotike – marijuanë me një peshë totale neto prej 534.59 gram, e paketuar në 11 pako najloni me peshe te ndryshme. Droga u gjet gjatë një kontrolli në dhomën e tij, gjatë së cilës u konfiskua një peshore dixhitale me mbetje të narkotikëve.
“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i dyshuari të përsërisë krimin, prokurori publik kompetent i paraqiti një propozim gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për t’i përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...