Presidenti Ilir Meta tha se është gati që të shkojë dhe të japë mendimin e tij në Këshillin Politik, por me ftesë zyrtare, jo me një Twitter.
“Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara si ky Twitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht për të gjetur një dakordësi.
Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp” tha ai. Por cfarë do të ndodhë nëse Edi Rama miraton ndryshimet për hapjen e listave dhe koalicionet pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentit. “Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu?
Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjitha forcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale. Edhe nëse”, tha Meta.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...