Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Ajasofja, ikona e Stambollit, e cila nesër do të hapet për faljen e namazit për herë të parë pas 86 vjetësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Së bashku me një delegacion zyrtarësh dhe bashkëshorten Emine Erdoğan, presidenti turk sot vizitoi xhaminë për herë të dytë para hapjes, ku shpalosi tabelën me emrin “Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi”.
Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...