Jesse Lingard i ka adresuar spekulimet rreth të ardhmes së tij në Manchester Unitedit, të cilat filluan pasi anglezi po e ka të vështirë të gjej vend në formacionin e parë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Futbollisti i dalë nga akademia në Old Trafford nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje për Djajtë e Kuq në Premierligë këtë vit, ndërsa ka luajtur vetëm 28 minuta që nga rinisja e sezonit në qershor.
Mesfushori 27-vjeçar gjithashtu nuk ka shënuar asnjë gol në ligë që nga dhjetori i vitit 2018, ndërsa tifozët po e vënë në pikëpyetje rolin e tij në skuadër.
Në mes të kësaj situatë, Lingard vendosi ta emërojë agjentin Mino Raiolan, i cili raportohet se dëshiron ta gjejë një klub të ri për klientin e tij.
Megjithatë, Lingard, i cili i ka bërë gjithsej 204 paraqitje në karrierën e tij me Manchester Unitedit, nuk dëshiron të përfshihet në spekulime të tilla, pasi e ka theksuar dashurinë e tij për klubin.
I pyetur për të ardhmen e tij nga Manchester Evening News, Lingard tha: “Siç kam thënë gjithmonë, unë kam qenë në Manchester United që një kohë të gjatë dhe më pëlqen shumë kjo”.
“Unë stërvitem me buzëqeshje në fytyrë sepse kjo është puna ime dhe unë e dua shumë punën time. E dua shumë edhe klubin, gjithashtu”. /Gazeta Express/
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...