Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me çrrastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”.
Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë se diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të pa se çka po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja.
R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë. Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.
Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit./alsat
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale