Teksa një numër i madh artistësh shqiptarë kanë protestuar dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për masat anti-Covid të qeverisë, ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.
Këngëtari Ermal Fejzullahu duket se është dakord me mbylljen e club-eve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, siç ka treguar në një intervistë për “Ora verore”. Ai shprehet se në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot ushqim, ndërkohë që artistët janë të pakënaqur se nuk marrin shumë para.
“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Fejzullahu./oranews/
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...