Frank Lampard u kacafyt me Jurgen Kloppin gjatë humbjes së Chelseat 5:3 kundër Liverpoolit në Anfield të mërkurën mbrëma.
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka paralajmëruar skuadrën e Liverpoolit të mos jetë, siç tha, shumë arrogante, pas një kacafytjeje me trajnerin e të kuqve, Jurgen Klopp, gjatë humbjes së skuadrës së vet 5:3 në Anfield.
Liverpooli nuk lejoi assesi që Chelsea t’ia prishë festën e prezantimit të trofeut të Premierligës me një ndeshje zbavitëse.
Atmosfera në Anfield u ngroh edhe më shumë kur Lampard u zu me Kloppin në vijën anësore, pas një ndërhyrjeje të Matteo Kovacicit ndaj Sadio Manes dhe golin mbresëlënës të Trent Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë.
Duke folur pas ndeshjes për këtë incident, Lampard tha për Sky Sports: “Për mua, Kovacic nuk bëri faull, dhe përveç kësaj shumë gjëra nuk shkuan mirë për ne. Por unë nuk kam probleme me Jurgen Kloppin. Mënyra sesi ai e ka menaxhuar ekipin e tij është fantastike.”
“I lumtë Liverpoolit, e ka fituar ligën, por mos të bëhet shumë arrogant. Kjo ishte poenta ime, por mori fund. Në ndeshje, nganjëherë emocionohesh dhe kështu ndodhi me mua”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...