Ish-gjyqtarja e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska, në deklaratë për TV 24 duke komentuar ftesën e Ali Ahmetit nga Tribunali i Hagës, thotë se praktika e gjykatave ndërkombëtare thotë se këto gjykata nuk tregojnë se në çfarë cilësie e thërrasin palën.
Ajo nuk përjashton mundësinë që në ftesën e Ahemtit të theksohet se në cilën cilësi është i ftuar, por sipas saj, kjo praktikë nuk ekziston.
“Mund që në ftesën e tij të theksohet nëse është i ftuar si dëshmitar, megjithatë në ueb-faqen zyrtare të Tribunalit të Hagës nuk ka të dhëna se në çfarë cilësie është i thirrur”, tha Nikollovska.
Ndryshe, kryetari i BDI dhe ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se është i ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...