Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ia ka lënë Qeverisë së Kosovës 11 mijë euro borxh.
Këto para kanë mbetur obligim pasi nuk janë nënshkruan nga numri dy i Kurtit në qeveri.
Sipas burimeve të arbresh.info, 11 mijë euro është vlera e disa faktuarve të cilat nuk janë nënshkruan nga zyra e Haki Abazit, por që nuk dihet përmbajtja e këtyre faktuarve.
Haki Abazi në një prononcim për arbresh.info ka thënë se ato faktura nuk kishin mbështetjen e duhur me dokumentacione për arsyetim.
“Asnjë faturë nuk e nënshkruaj nëse nuk ka mbështetjen e duhur me dokumentacion. Nëse ka pasur në pritje fatura të cilat kanë qenë në pritje për tu verifikuar që kanë janë bërë shpenzime për me u liru nga pagesat kanë qenë në pritje për verifikim të pagesave” ka thënë Abazi.
Abazi ka thënë se të gjitha fakturat e tjera që kanë pas dokumentacion janë nënshkruan.
Por, Haki Abazi nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen ne këtyre faktuarve si janë shpenzuar deh se ai takojnë qeverisë Kurti apo Haradinaj.
“Të gjitha ato që kanë pasur dokumentacionin e rregullt mbështetës janë nënshkruar. Ato që kanë pas nevojë për informacion shtesë dhe verifikim të shpenzimeve kanë qenë në pritje për më u miratuar për shkak të situatës me COVID-19, nuk ka pas mundësi me u thirr operatorët që kanë kryer shpenzimet dhe unë normalisht nuk vë nënshkrim në faturat që nuk janë të verifikuara”, është shprehur Abazi.
Ndryshe, Qeveria Hoti, refuzon të i’a nënshkruaj këto faktura zyrës së financave brenda Qeverisë së Kosovës, pasi nuk janë shpenzime që i përkasin qeverisë Hoti dhe se nuk janë në dijeni se për çfarë e si janë shfrytëzuar këto 11 mijë euro.
Këto 11 mijë euro mund të i kushtojnë më shumë Qeverisë së Kosovës pasi që është paralajmëruar se mund të përfundoj tek përmbaruesi dhe kështu do të rritet vlera e shumës, shkruan arbresh.info.
Derisa Zyra për Buxhet dhe Financa ne Qeverinë e Kosovës, portalit arbresh.info, nuk i ka kthyer përgjigje për disa ditë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...