Meliza Haradinaj kthen më shumë se Glauk Konjufca diplomatë në Kosovë

14:27 | 23 Korrik 2020
V. S.

Meliza Haradinaj-Stublla, ministre e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, i ka kthyer përgjigje deputetit të Vetëvendosjes Gazmend Gjyshinca, lidhur me kthimin e diplomatëve nga shërbimi i jashtëm.

Ajo tha se nga misioni do të kthehen 52 diplomatë, jo 15 siç akuzoi Gjyshinca, duke thënë se po bëhet për qëllime politike.

“Janë 52 diplomatë që do të kthehen, jo 15. Keni informacione të gabuara”, tha ajo. Ajo tha se VV po flet informacione të gabuara të ish-ministrit Konjufca. “Si duket informacionet janë shpërnda në dezinformatat e Konjufcës, të cilat kanë qenë të mangëta dhe të pasakta. Vendimet kanë qenë jolegjitime.

Kam angazhuar një komision për të gjitha vendimet e ish-ministrit Konjufca. Ato vendime janë marrë në baza selektive, dhe nga njerëz që janë sillë rreth kabinetit. Vendimet e nxjerra kanë rrezikuar ta destabilizojnë shërbimin të jashtë, Pas analizimit të atyre vendimeve, është nxjerr vendimi për pezullim të gjitha vendimev të ish-ministrit Konjufca./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/888945274922204/?v=888945274922204

Shpërndaje në rrjete sociale